Aktualitet

EMRAT/ Morën peng 31-vjeçarin për borxhin, 1 i arrestuar në Durrës, 2 në kërkim

24 Janar 2022, 10:27 Nga DOSJA
EMRAT/ Morën peng 31-vjeçarin për borxhin, 1 i arrestuar

DURRËS – Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja”.

Policia ka arrestuar shtetasin Denis Allarajn, 39 vjeç, banues në Domje, Tiranë, dhe shpalli në kërkim shtetasit Danjel Hoda, 40 vjeç dhe Dashamir Hoda, 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng shtetasin M. Y., 31 vjeç, me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 39 vjeç, banues në Domje, Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasit D. H., 40 vjeç dhe D. H., 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng shtetasin M. Y., 31 vjeç, me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat celular.’- njofton policia.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne durres policia e durresit arrestime ne durres policia e durresit

Sondazh

Poll