Aktualitet

GJKKO shtyn për më 2 shkurt gjyqin e Fatos Tushes

24 Janar 2022, 10:21 Nga DOSJA
GJKKO shtyn për më 2 shkurt gjyqin e Fatos Tushes

TIRANE– Gjykata Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë më datë 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe zyrtarëve të tjerë të arrestuar.

Seanca u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u arrestua në tetor të 2021-ës dhe që prej asaj kohe është i arrestuar pasi akuzohet për abuzim me tendera dhe shpërdorim detyre.

SPAK mbylli hetimet në ngarkim të Tushes duke e akuzuar për përvetësimin e 24 milionë lekëve të reja, tender i zhvilluar në Lushnje për rehabilitimin e kanaleve të ujitjes. Ai u arrestua bashkë me dy zyrtarë të tjerë ndërsa u shkarkua nga kryeministri Edi Rama me vendim të Këshillit të Ministrave.

(F.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet politike fatos tushe gjyqi per fatos tushen fatos tushe gjyqi per fatos tushen

Sondazh

Poll