Aktualitet

Kukës, reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta izolojnë qindra banorë

24 Janar 2022, 08:47 Nga DOSJA
Kukës, reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta

KUKËS – Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë izoluar qindra banorë në fisa fshatra të Kukësit. Të bllokuara janë fshatrat Zapot, Nimçë, Xhaferraj, Turraj, Borje, Pakisht, Lajme dhe Gdheshtë.

Mësohet  se trashësia e dëborës në këto zona i kalon 60 cm, ndërsa problem mbetet furnizimi me energji elektrike, për shkak të dëmtimit të rrjetit që furnizon këto fshatra nga temperaturat e ulëta dhe ngricat. Banorët e këtyre zonave shprehen se ato ndodhen të bllokuar që prej ditës së premte, ndërsa deri më tani askush nuk ka ndërhyrë.

Moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe temperatura disa gradë nën zero kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa zona të vendit, veçanërisht në ato malore, ku përveç bllokimit të rrugëve, probleme janë regjistruar edhe me furnizimin me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm.

LAJMI KRYESOR: ACAR në Shqipëri / Ngrijnë tubat e ujit në Dibër, qindra banorë të izoluar në Kukës

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne kukes moti i keq ne shqiperi moti i keq ne kukes moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll