Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë, shoferi shmang përplasjen me gurin, përmbyset makina

24 Janar 2022, 09:39 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Sarandë, shoferi shmang përplasjen

SARANDË- Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sarandë – Butrint, ku një automjet është përmbysur në rrugë, e për pasojë drejtuesi i tij ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Shkak i aksidentit mësohet një manovër e shpejtë e drejtuesit të mjetit, i cili në përpjekje për të shmangur përplasjen me një gur të rënë në rrugë, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Policia, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkatëse për këtë aksident.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sarande aksident ne sarande-butrint aksident ne sarande aksident ne sarande-butrint

Sondazh

Poll