Aktualitet

“Ai më rriti me dashurinë për Kosovën”,Aurela Basha ndan foton me babain pas vdekjes

24 Janar 2022, 09:42 Nga DOSJA
“Ai më rriti me dashurinë për Kosovën”,Aurela

TIRANE- Aurela Basha, bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur falenderimet për të gjithë ata që iu gjendën afër pas vdekjes së babait, Xhaferr Isufi. Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se dhimbja për të atin e ka lënë në ditë të hidhura, ndërsa e përshkruan si një burrë të fortë labërie, që i ka mësuar parimet kryesore të jetës.

Postimi i plotë i Aurela Bashës:

Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura.
Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit.
Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt.
?

Më 20 janar 2022, babai i Aurela Bashës u nda nga jeta pas betejës me një sëmundje të rëndë. Disa muaj më parë, nga jeta u nda edhe babai i Lulzim Bashës, Xhelal Basha.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aurela basha vdes xhaferr isufi aurela basha vdes xhaferr isufi

Sondazh

Poll