Aktualitet

Mbyllja e shkollave!Aktivistët në protestë:S’ka ngrohje, ministrja bën meteorologen

24 Janar 2022, 08:53 Nga DOSJA
Mbyllja e shkollave!Aktivistët në protestë:S’ka ngrohje,

TIRANË– Në shenjë revolte për mbylljen e shkollave dhe mungesës së ngrohjes, aktivistët e Qëndresës Qytetare dolën ditën e sotme në protestë përballë Ministrisë së Arsimit. Protesta e cili nis si thirrje për qytetarët që të sillnin përballë Ministrisë ngrohëset e tyre duke ironizuar dështimin e sistemit arsimor, mblodhi disa qytetarë.

Thirrjet e tyre morën  përgjigje, pasi qytetarët sollën ngrohëse përballë ministrisë. Duke e ironizuar situatën, ata i quajtën ngrohëset e tyre si 3D.

Aktivistët së bashku me qytetarët shprehën revoltën për vendimin që u mor nga Ministria për mbylljen e shkollave. Sipas tyre, gjendja në shkollat në të gjitha qarqet e vendit është në gjendje të mjerueshme. Migen Qiraxhi, përfaqësues i kësaj qendre, tha për mediat se vendimi është marrë pasi shkollat vuajnë nga mungesa e ngrohjeve. Ai theksoi se duhet shtuar presioni i prindërve e mësuesve ndaj institucionit arsimor, në mënyrë që të ketë përmirësim të situatës.

Protesta u organizua pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për mbylljen e shkollave për 3 ditë për shkak të motit të keq. Sipas ministrisë, temperaturat priten të jenë nën minus e për këtë kanë vendosur që të lejojnë një nga prindërit që të qëndrojë në shtëpi me fëmijën e mitur.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

PIKANTE nga protesta/ Aktivistët marrin ngrohëset para Ministrisë: Janë 3D

Protesta/Aktivistët:Në shkolla mungon ngrohja, pse i mbyllin?Në Norvegji s’bëhet kjo

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta per motin proteste ne tirane proteste perballe ministrise protesta per motin proteste ne tirane proteste perballe ministrise

Sondazh

Poll