Aktualitet

Korça e Pogradeci pushtohen nga akulli e ngricat, disa fshatra të izoluar e pa drita

24 Janar 2022, 09:33 Nga DOSJA
Korça e Pogradeci pushtohen nga akulli e ngricat, disa fshatra të

KORÇË – I gjithë Qarku i Korçës po përballet prej disa ditësh me temperatura tepër të ulëta, disa gradë nën zero, të cilat kanë sjellë probleme në shumë akse rrugore, ku ka pasur prani ngricash.

Megjithatë, sipas Policisë, pjesa më e madhe e akseve rrugore janë të kalueshme, ndërsa ka bërë një apel për dretjuesit e mjeteve që të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

Sipas të dhënave të deritanishme, mësohet se, për shkak të borës dhe të ngricave vijojnë që të jenë të izoluar fshatrat Panarit, zona e Mokrës dhe Lekas, ndërkohë, ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa fshatra të Kolonjes, Vithkuq dje në fshatra te Pogradecit, Devollit dhe Maliqit.

Në orët e para të mëngjesit është bërë kriposja e rrugëve me material të përzierë kripë dhe granil, për mos krijimin e gjurmëve të akullit në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave. Kontraktorët janë në gatishmëri për proceset e punës për mirëmbajtjen dimërore gjatë ditës së sotme. Vazhdon puna për hapjen e rrugës së Panaritit nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike.

LAJMI KRYESOR: ACAR në Shqipëri / Ngrijnë tubat e ujit në Dibër, qindra banorë të izoluar në Kukës

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne korce moti i keq ne shqiperi moti i keq ne korce moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll