Aktualitet

Aksident i rëndë te ‘Don Bosko’ në Tiranë, ka të plagosur

24 Janar 2022, 06:31 Nga DOSJA

TIRANË – Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku një automjet tip ‘Lancia’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i ‘Lancias’, i cili është transportuar menjëherë me ambulancë në spital, për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit dhe shpejtësia e lartë e automjetet tip ‘Lancia’.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident te don bosko aksident ne tirane aksident te don bosko

Sondazh

Poll