Aktualitet

PIKANTE nga protesta/ Aktivistët marrin ngrohëset para Ministrisë: Janë 3D

24 Janar 2022, 09:36 Nga DOSJA
PIKANTE nga protesta/ Aktivistët marrin ngrohëset para

TIRANE- Një formë e veçantë proteste është zgjedhur nga aktivistët e “Qendresa Qytetare” që sot dolën në protestë për të reaguar për mungesën e ngrohjes në shkolla. Në disa foto të publikuara nga Top Channel, duket sesi protestuesit kanë marrë me vete ngrohëset e tyre duke ironizuar Ministrinë e Arsimit.

“Ngrohësja 3D e Ministrisë” shkruhet në pankartë, ndërsa në fjalën e tyre, ata kërkuan që të merren masa për të garantuar zhvillimin e mësimit në të gjithë shkollat e vendit. 

“Ministrja po bën meteorologen dhe s’po bën asgjë tjetër. Nuk do të jetë ftohtë vetëm këto ditë. Askush nuk mund të surprizohet që në muajt janar dhe shkurt bën ftohtë. Kjo ministri dhe arsimi është kthyer në momentin që e la dhe Migjeni, një kafshatë që nuk kapërdihet. Ne jemi këtu për të adresuar problematikat e mësuesve, komunitet që është marrë peng, është ngarkuar me të gjitha vështirësitë. Ky profesion ka kosto fizike. Mësuesit tonë sot nuk kanë mbështetje për COVID-in, kanë orë shtesë, punojnë me turne. Mësimxënia e fëmijëve dëmtohet, e ky mision kthehet i pamundur, në mjerim. Ju e keni parë që asnjë mësues nuk thotë dot kam ftohtë.-u shpreh Migen Qiraxhi nga Qendresa Qytetare. 

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet migen qiraxhi protesta per motin migen qiraxhi protesta per motin

Sondazh

Poll