Aktualitet

Lojëra fati brenda lokalit, arrestohen 2 persona në Përmet

24 Janar 2022, 08:29 Nga DOSJA
Lojëra fati brenda lokalit, arrestohen 2 persona në Përmet

PËRMET– Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Përmetit pasi ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit brenda ambienteve të lokalit. Pas kontrolleve të kryera në bar-kafen në pronësi të 40-vjeçarit me inicialet O.M u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Nga këqyrja e aparatit celular të tij janë gjetur të dhëna që tregojnë për organizimin e basteve sportive online. Dy personat do të akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë O. M., 40 vjeç, banues në Përmet, administrator i një subjekti bar-kafe dhe E. L., 34 vjeç, banues Përmet, klient i subjektit.Këta të fundit u arrestuan pasi pas kontrolleve të kryera në bar-kafen në pronësi të 40-vjeçarit u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, nga këqyrja e aparatit celular të tij janë gjetur të dhëna që tregojnë për organizimin e basteve sportive online.Dy aparatet celularë u sekuestruan dy aparate celulare.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne permet permet arrestim ne permet permet

Sondazh

Poll