Sport

Çfarë shifre!!! Gjykata kundër Leaos, lojtari i Milanit do i paguajë ish-klubit…

22 Janar 2022, 19:37 Nga DOSJA
Çfarë shifre!!! Gjykata kundër Leaos, lojtari i Milanit do i

PORTUGALI- Gjykata e Apelit të Lisbonës rrëzoi ankesën e bërë nga Rafael Leao për të anuluar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, e cila kishte dënuar sulmuesin e Milanit të paguante 16.5 milionë euro ndaj Sporting Lisbonës, pas zgjidhjes së njëanshme të kontratës.

Siç raporton gazete ‘Record’, kërkesa e paraqitur nga futbollisti portugez është refuzuar të premten, ndaj mbetet i vlefshëm dënimi i CAS-it, i cili në mars 2020 kishte dënuar “lojtarin t’i paguajë Sportingut shumën prej 16.5 milionë euro. plus kamatë), si dëmshpërblim për ndërprerjen e paligjshme të kontratës.

Pas përfundimit të kontratës, Leao u bashkua falas te Lille, ku luajti një sezon përpara se të transferohej te Milan në verën e vitit 2019 për 23 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport leao milan leao milan

Sondazh

Poll