Sport

Konsiderohet si Vlahovic, Milan gjen sulmues në Serbi, gati firma me talentin

22 Janar 2022, 16:48 Nga DOSJA
Konsiderohet si Vlahovic, Milan gjen sulmues në Serbi, gati firma me

MILANO– 18-vjeç, 1.92 i gjatë. Marko Lazetic është sulmuesi i zgjedhur nga Milan për të zëvendësuar Pellegrin i cili do të rikthehet te Monaco pas përfundimit të huazimit. Në shtëpinë e kuqezinjëve, drejtuesit e klubit italian kanë identifikuar sulmuesin e ri serb që luan me Crvena Zvezdën, i konsideruar si trashëgimtari i vërtetë i Vlahovic dhe si lojtari ideal për të kompletuar sulmin e Milanit.

Marrëveshja pritet të mbyllet në fillim të javës së ardhshme. Flitet për një shifër rreth pesë milionë euro. Lazetic ka luajtur 14 ndeshje në kampionat deri më tani, duke shënuar një gol.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport crvena zvezda marko lazetic milan crvena zvezda marko lazetic milan

Sondazh

Poll