Sport

Nuk luajti në Kupën e Afrikës,trajneri për lojtarin e Napolit: Ka probleme me zemrën

22 Janar 2022, 15:39 Nga DOSJA
Nuk luajti në Kupën e Afrikës,trajneri për lojtarin e

AFRIKË- Algjeria u eliminua nga Kupa e Afrikës nga Bregu i Fildishtë, por lajmi i madh ishte përjashtimi i Ounas, i cili nuk ishte as në stol. Shumëkush mendoi se ai ishte me Covid, lajm i konfirmuar nga trajneri algjerian Djamel Belmadi një ditë pas ndeshjes, i cili foli edhe për një problem në zemër.

“Ne kemi vendosur të ruajmë sekretin mjekësor për gjendjen e lojtarit- shpjegoi Belmadi. “Doli pozitiv me Covid dhe nga ekzaminimet e fundit që ne kryem pamë diçka në zemër, kështu që shumë analiza do të bëhen”.

Asgjë tjetër nuk dihet për lojtarin, por Gazzetta dello Sport flet se lojtari do të rikthehet te Napoli të mërkurën ku do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport algjeria napoli ounas algjeria napoli ounas

Sondazh

Poll