Sport

Inter di të fitojë edhe kur nuk shkëlqen! Dzeko “fundos” Venezian në minutën e 90′

22 Janar 2022, 19:08 Nga DOSJA
Inter di të fitojë edhe kur nuk shkëlqen! Dzeko

ITALI- Një gol i Dzekos në minutën e 90-të i dha Interit një fitore 2-1 ndaj Venecias në javën e 23-të të Serisë A dhe çon zikaltrit në arrati, tani +5 ndaj Milanit të vendit të dytë, që do të luajë të dielën ndaj Juventusit.

Ndeshje e komplikuar për Interin që fillimisht do e shihte veten në disavantazh kur në minutën e 19′ Henry për Venezian do të shënonte golin e avantazhit. Kampionët e Italisë, nuk u demoralizuan, por nisën sulmet drejt portës dhe barazimi do të vinte në minutën e 40′ me anë të Barellas.

Në pjesën e dytë, Venezia reziston dhe mbrohet mirë duke i ulur ritmin Interit, megjithatë në minutën e 90′ harkimi i Dumfires në zonë gjeti Dzekon i cili me kokë mposhti portierin kundërshtar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dzeko inter dzeko inter

Sondazh

Poll