Sport

Premier League/ Rashford shpëton Man.United, West Ham dorëzohet në minutën e 93′

22 Janar 2022, 18:04 Nga DOSJA
Premier League/ Rashford shpëton Man.United, West Ham dorëzohet

ANGLI-Në javën e 23-të të Premier League, Manchester United fiton 1-0 ndaj West Ham në minutën e 93′. Një sukses i rëndësishëm për “Djajtë” që aktualisht ngjiten në vendin e katërt, pozicion që të jep një biletë për në Champions League.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Rashford. Një kundërsulm i nisur nga Ronaldo, çoi topin në këmbët e Cavanit që dhuroi një pas për Rashford duke e çuar topin në rrjetë.

Në ndeshjen tjetër, Newcastle ka arritur fitoren e dytë në Premier League nën drejtimin e trajnerit Howe duke mposhtur në transfertë me rezultatin 1-0 Leeds.Në ndeshjen tjetër, Wolves mposhti Brentford me rezultatin 2-1. Ndeshja u ndërpre gjatë pjesës së parë për shkak të një droni mbi fushë. Megjithatë, takimi rinisi pas disa minutash.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united premier league west ham manchester united premier league west ham

Sondazh

Poll