Sport

BUNDESLIGA/ Dortmund nuk i ndahet Bayern Munich, fitojnë Leverkusen dhe Freiburg

22 Janar 2022, 17:00 Nga DOSJA
BUNDESLIGA/ Dortmund nuk i ndahet Bayern Munich, fitojnë Leverkusen dhe

GJERMANI-Në javën e 20-të të Bundesligës gjermane u zhvilluan pesë takime. Borussia Dortmund nuk i ndahet Bayern Munich, këtë fundjavë, verdhezinjtë fitojnë me shifrat 3-2 përballë Hoffenheim. Haaland do të shënonte në minutën e 6′ të takimit, ndërsa Kramaric do të barazonte shifrat në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, Reus shënoi në minutën e 58′, ndërsa ndërsa një autogol i Raum çon rezultatin në 3-1. Hoffenheim shkurton diferencën me Rutter por nuk arrin që të evitojë humbjen.Leverkusen fiton bindshëm 5-1 në shtëpi përballë Augsburgut., ndërsa

Union Berlin vazhdon serinë e rezultateve pozitive dhe rrëmben tre pikë të arta në transfertë përballë Borussia M’gladbach me shifrat 1-2. Ndërkohë,Greuther Furth gjen më në fund fitoren, pasi mposht 2-1 Mainzin. Mbijetesa duket e vështirë, por ky sukses jep shpresë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich borussia dortmund bundesliga bayern munich borussia dortmund bundesliga

Sondazh

Poll