Sport

Mbappé dhe Messi të gatshëm, në dispozicion të Pochettinos për sfidën ndaj Reims…

22 Janar 2022, 17:15 Nga DOSJA
Mbappé dhe Messi të gatshëm, në dispozicion të

FRANCE – Në fund të javës së 22-të të Ligue 1, Paris SG do të presë skuadrën e Reims në “Stade de Reims”, këtë të dielë, në orën 20:45.

Në konferencën për shtyp para kësaj  ndeshjeje, trajneri i parizienëve Mauricio Pochettino tregoi se Kylian Mbappé dhe Lionel Messi, të cilët morën pjesë në stërvitjen kolektive të shtunën në mëngjes, do të ishin pjesë e skuadrës për këtë ndeshje.

Autori i një dopie në ndeshjen e parë në Champagne (2-0, java e 4-t), Mbappé është rikuperuar nga dhimbja e muskujve ndjerë kundër Brest (2-0). “Jam i kënaqur me evoluimin e problemit të tij të vogël,- tha tekniku argjentinas. – Ai do të jetë në grup. Të shohim nesër, nëse do të fillojë si titullar apo jo”.

I pranishëm në grupin e futbollistëve parizienë do të jetë edhe Lionel Messi. Shtatë herë “Topi i Artë” nuk ka luajtur që prej një muaji (22 dhjetor në Lorient, 1-1, java e 19-të), pasi ai është shëruar nga Covid-19. “Jam i lumtur që është me ne, jo vetëm për paraqitjet e tij, por edhe për atë që sjell në grup”,- u shpreh për “Pleshtin” trajneri Pochettino.

Ndërsa një buletin mjekësor, i publikuar pak më herët nga klubi parizien, tregoi se Neymar “vazhdon stërvitjen e tij individuale dhe kujdesin e tij dhe duhet të rifillojë garat në fillimin e javës së ardhshme”. Trajneri i PSG vlerësoi “gjendjen e mirë shpirtërore” të shfaqur nga braziliani, me të cilin ai kishte folur të premten, teksa e kishte gjetur “shumë të motivuar” për ndeshjen e parë e 1/16-tës së Champions League kundër Real Madridit më 15 shkurt.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atyre të kylian mbappe e lionel messi e ardhmja e kylian mbappé mauricio pochettino paris sg do të presë skuadrën e reims atyre të kylian mbappe e lionel messi e ardhmja e kylian mbappé mauricio pochettino paris sg do të presë skuadrën e reims

Sondazh

Poll