Sport

Angli/ Tifozët nuk ia falin “tradhëtinë”, shishe kokës lojtarit në momentin e golit

22 Janar 2022, 16:13 Nga DOSJA
Angli/ Tifozët nuk ia falin “tradhëtinë”, shishe

ANGLI- Aston Villa drejtuar nga Steven Gerrard vazhdon të fluturojë në Premier League. Skuadra e ish-kapitenit të Liverpool fitoi 1-0 ndaj Everton. Goli erdhi falë asistimit të fitores që u dha nga ish-lojtari i Everton, Lucas Digne. Goli u festua nga lojtarët dhe teksa i gjithë grupi u përqafua për golin, mbi ta u hodh një shishe ku objektivi ishte Digne.

“Ajo që ndodhi dhe disa gjëra që janë thënë për mua në muajin e fundit më kanë trishtuar shumë – shkruante Digne në një postim në Instagram në momentin e transferimit – Por nuk do të hyj në luftë fjalësh me askënd”. Me sa duket, megjithatë, tifozët e Everton nuk e morën mirë vendimin e tij.

 

Bunlar nitelikli dolandırıcı. Acilen cvleri incelenmeli..#EFC | #COYBpic.twitter.com/Diao7gvkf3

— Everton FC Turkey ?? (@EvertonfcTR) January 22, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aston villa everton lucas digne aston villa everton lucas digne

Sondazh

Poll