Sport

Laçi i Josës nuk pyet as për kampionët, fiton ndaj Teutës dhe presion Tiranës

22 Janar 2022, 15:09 Nga DOSJA
Laçi i Josës nuk pyet as për kampionët, fiton ndaj

RROGOZHINË– Që nga dita e ardhjes së Mirel Josës në pankinën e Laçit, skuadra kurbinase ka patur vetëm rritje. Në javën e 17-të, kurbinasit fitojnë me shifrat 4-2 ndaj Teutës dhe tashmë e shohin kreun -3 pikë larg që mbahet nga Tirana e që ka një ndeshje më tepër për të luajtur.

Durrsakët ishin ata që realizuan të parët në minutën e 22′ me anë të mesfushorit Albano Aleksi, i cili befasoi Dajsinanin nga distanca. Kurbinasit gjithsesi në shtesën e pjesës së parë barazuan me Deliun.

VAR u erdhi në ndihmë kurbinasve në pjesën e dytë, kur fituan një penallti dhe Guindo e ktheu në gol. Sulmuesi nga Mali shënoi edhe golin e tretë në minutën e 73′ në atë goditje me kokë.Ndeshja nuk kishte marrë fund sepse Hebaj realizoi për Teutën, ndërsa Deliu realizoi një tjetër gol që i mbylli llogaritë e ndeshjes.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport laçi teuta laçi teuta

Sondazh

Poll