Sport

A duhej të zëvendësohej Luis Suarez nga Valverde në ndeshjen kundër Lyon?

20 Shkurt 2019, 12:28 Nga DOSJA
A duhej të zëvendësohej Luis Suarez nga Valverde në ndeshjen

Barcelona ka shënuar vetëm 2 herë në 4 ndeshjet e fundit, një nga të cilat ishte penallti dhe ky problem po vjen kryesisht nga forma e dobët që po tregon Luis Suarez para portës së kundërshtarëve.

Edhe pse uruguaiani nuk e kishte fatin me vete mbrëmë gjatë ndeshjes me Lyon, atij iu lejua të qendronte në fushë përgjatë 90 minutave, ndërkohë që ishte Ousmane Dembele ai që u zëvëndësua në pjesën e dytë për të sjellur në lojë Philippe Coutinho.

Edhe pse francezi ka shumë pak kohë që është kthyer nga dëmtimi, Dembele ishte energjik dhe elektrizues kur shumë nga shokët e tij të ekipit nuk ndiheshin në fushën e lojës.

Prapseprap Suarez ishte ai që e përfundoi ndeshjen, pasi Valverde nuk e zëvëndësoi.

Ndoshta arsyeja se pse trajneri spanjoll vazhdoi ti besojë 31 vjeçarit është ngaqë nuk kishte opsione në stol, me Kevin Prince I cili nuk ishte grumbulluar për sfidën në Francë.

Barcelona rregjistroi 25 goditje në drejtim të portës së francezëve, një record për ndeshjet jashtë shtëpisë për katalunasit, por kjo nuk ishte mjaftueshëm që të ndryshonte rezultatin e ndeshjes.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport luis suarez lyon barcelona ousmane dembele luis suarez lyon barcelona ousmane dembele

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 17:46

Kushëriri i Sala:”Ata e vranë Emilianon”

Kushëriri i të ndjerit Emiliano Sala beson se nëse do të ishte treguar më shumë kujdes gjatë udhëtimit të futbollistit nga Nantes në Cardiff, vdekja e tij nuk d...

Sport 19 Shkurt 2019, 17:02

Roberto Firmino i gatshëm për sfidën me Bayern

Sulmuesi Brazilian, Roberto Firmino, ishte në dyshim nëse do lunate në ndeshjen e sotme kundër Bayern Munich për shkak të një virusi, po mesa duke ai tani është...