Sport

“Nuk është e lehtë ta mbajmë”/ Presidenti i Empolit për Bajramin, ja e ardhmja e tij

21 Janar 2022, 15:20 Nga DOSJA
“Nuk është e lehtë ta mbajmë”/ Presidenti i

ITALI- “Nuk do të jetë e lehtë ta mbash në fund të sezonit…” Presidenti i Empolit, Fabrizio Costi ka folur për të ardhmen e mesfushorit shqiptar Nedim Bajrami, i cili me paraqitjet e tij ka zgjuar interesin e shumë skuadrave të rëndësishme në Itali si Lazio dhe Napoli.

“Është normale që kemi pritshmëri të larta për Bajramin. E rëndësishme është të marrim sa më shumë fitore dhe të shpëtojmë në Serie A,” përfundoi presidenti i Empolit. Marrëdhëniet midis Empolit dhe Napolit vazhdojnë të jenë pozitive, pas Di Lorenzos dhe Hysajt, klubi napolitan kërkon të transferojë edhe Bajramin, megjithatë Lazio ka një kartë për të luajtur dhe është roli i Igli Tares.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bajrami empoli bajrami empoli

Sondazh

Poll