Sport

Aubameyang stërvitet dhe siguron: “Zemra ime është plotësisht e shëndetshme”

21 Janar 2022, 12:02 Nga DOSJA

ANGLI – Dy foto dhe një mesazh, për t’i qetësuar të gjithë për gjendjen e tij. Pierre-Emerick Aubameyang kthehet për të folur për shëndetin e tij.

Sulmuesi i Arsenalit dhe i Gabonit ishte kthyer në Angli, pas pozitivitetit të tij me Covid, para angazhimeve në Kupën e Afrikës. Për të, është folur për një miokardit të lehtë dhe nevojën për analiza të mëtejshme për të.

Edhe trajneri i ‘Topçinjve’, Mikel Arteta, tha se nuk ishte në dijeni të situatës reale lidhur me shëndetin e lojtarit. Tani, për këtë arsye, ka qenë vetë lojtari që ka dalë t’i qetësojë të gjithë në rrjetet sociale.

Aubameyang ka zgjedhur dy foto në Instagram, teksa stërvitet mes peshave për t’i informuar të gjithë, se “më e keqja” ka mbaruar.

“Jam kthyer në Londër për të bërë disa kontrolle shtesë dhe jam shumë i lumtur të them se zemra ime është absolutisht mirë dhe jam plotësisht i shëndetshëm”,– ka shkruar sulmuesi. “I vlerësoj shumë të gjitha mesazhet e ditëve të fundit, faleminderit”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “topçinjtë” e arsenalit ish-sulmuesi i arsenalit mikel arteta pierre emerick aubameyang sulmuesi i arsenalit trajneri i ‘topçinjve’ “topçinjtë” e arsenalit ish-sulmuesi i arsenalit mikel arteta pierre emerick aubameyang sulmuesi i arsenalit trajneri i ‘topçinjve’

Sondazh

Poll