Sport

Tottenham, Kane i çmendur pas Contes: Një nga më të mirët në botë

21 Janar 2022, 14:54 Nga DOSJA
Tottenham, Kane i çmendur pas Contes: Një nga më të

ANGLI– Disa orë pas përmbysjes në fushën e Leicesterit ku Tottenham fitoi me shifrat 2-3, Harry Kane dha një intervistë për Sky Sports UK.Sulmuesi anglez, i cili pas një fillimi të komplikuar me vetëm 1 gol në 14 javë kampionat, ka arritur të të shprehet mirë me ardhjen e teknikut italian.

“Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë. Nuk kemi bërë mirë në dy vitet e fundit dhe kjo është një mundësi e madhe, ne duhet të përfitojmë nga ky trajner. Ne lojtarët i jemi përgjigjur shumë mirë kërkesave të tij dhe të gjithë po punojmë fort për të fituar, ky është objektivi përfundimtar”.

Më pas kapiteni i Spurs vazhdon: “Lojtarët vijnë e shkojnë dhe ndonjëherë kjo e mërzit pak skuadrën. Edhe trajnerët vijnë e shkojnë dhe duhet kohë për t’u përshtatur. Fakti është se, veçanërisht në Premier League, ka shumë skuadra të forta dhe të gjithë po luftojnë për të hyrë në “top 6”. Janë 8-9 skuadra që konkurrojnë.

Pra, nëse nuk i bëjmë gjërat siç duhet, është e lehtë të mbetemi prapa dhe kjo është ajo që na ka ndodhur në të kaluarën. Kështu që ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ne kemi besim se jemi në gjendje ta bëjmë këtë, veçanërisht që nga ardhja e trajnerit të ri”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conte tottenham conte tottenham

Sondazh

Poll