Sport

Armando Broja ndër më të kërkuarit, del emri i skuadrës së re

21 Janar 2022, 12:12 Nga DOSJA
Armando Broja ndër më të kërkuarit, del emri i skuadrës

ANGLI – Ish-lojtari i Çelsit, Stiv Siduell, duke folur për të ardhmen e Armando Brojës, ka nxjerrë në skenë edhe skuadrën e Uest Hemit. Pas largimit të Haler drejt Ajaksit në janar të 2021-shit, trajneri Dejvid Mojes e ka shprehur qartë se është në kërkim të një sulmuesi potent, që të shtyjë sa më shumë ekipin përpara.

Siduell në një deklaratë të tijën në “BT Sport” përmend emrin e Brojës, si sulmuesin e duhur për Mojes dhe Uest Hemin, nëse do të duhet të bëjnë progres në Premier Ligë.

“Unë do të preferoja Armando Brojën, është i ri dhe i uritur, mendoj që duhet të jetë tek Uest Hemit, ai po tregon se mëson shpejt, për mua është i duhuri”, përfundoi ish-lojtari i Çelsit.

Në fitoren 2-3 të Sauthemptonit kundër Uest Hemit, Broja nuk arriti që të shënonte, por sulmuesi nuk doli pa lënë gjurmë nga ajo ndeshje, sepse fitoi një penallti, që i dha avantazhin për herë të dytë ekipit të tij. Deri më tani lojtari i kombëtares shqiptare ka shënuar pesë gola në kampionatin anglez dhe dy në kupë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #premierleague broja southampton #premierleague broja southampton

Sondazh

Poll