Sport

Ashtu siç pritej, Correa humb derbin me Milanin, ja sa do të mungojë sulmuesi

21 Janar 2022, 15:00 Nga DOSJA
Ashtu siç pritej, Correa humb derbin me Milanin, ja sa do të

ITALI- Siç pritej, Simone Inzaghi humbet Joaquin Correa. Testet diagnostike zbuluan një dëmtim në kofshën e majtë dhe gjendja e sulmuesit argjentinas do të rivlerësohet pas dy javësh.

Prandaj, ish-sulmuesi i Lazios do të mungojë në ndeshjen kundër Venecias dhe pothuajse me siguri edhe derbin e 6 shkurtit ndaj Milanit.

Correa la fushën e lojës pas 5 minutash lojë në takimin ndaj Empolit. Për argjentinasin ky është dëmtimi i dytë në kofshën e majtë, lojtari u dëmtua në takimin kundër Romës më 4 dhjetor.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport correa inter milan correa inter milan

Sondazh

Poll