Sport

Drejtori Barone: “Vlahovic? Kemi oferta nga Anglia, por ai duket ka ide të tjera”…

21 Janar 2022, 11:10 Nga DOSJA

ITALI – Tani është e veshtirë të kuptosh se kush do të fitojë. Nga njëra anë Dushan Vlahovic, me Juven që hodhi hapat e parë për ta marrë menjëherë, nga ana tjetër Fiorentina, gati për ta shitur, por vetëkuptohet tek ofertuesi më i lartë.

Për të bërë një bilanc të situatës, drejtori i klubit të zambakëve, Joe Barone, është shprehur për ‘La Nazione’: “Tregu ynë nuk është i mbyllur, – shpjegoi ai.

Do të ketë disa dalje, por do të jemi të kujdesshëm edhe për pjesën tjetër. Anglezët duan Vlahovic, por me sa duket ai ka ide të tjera. Ne jemi gati për të negociuar, por ai dhe agjenti i tij nuk duan të flasin.”

Çështja është gjithmonë e njëjtë: Fiorentina është e gatshme të lërë sulmuesin serb të largohet, por do të donte të përfitonte sa më shumë nga një shitje, që konsiderohet e dhimbshme, pavarësisht mosgatishmërisë së deklaruar të Vlahovic, për të rinovuar kontratën.

Mbi të gjitha, pasi kanë marrë Piatek, skuadra violë e konsideron këtë dritare merkatoje të mirë, për të fituar para me lojtarin e tyre më të mirë. Nga ana tjetër, megjithatë, Dushani dëshiron të zgjedhë destinacionin e tij dhe, me Juventusin në prapavijë, nuk merr në konsideratë oferta të tjera, madje as ato objektivisht shumë të rëndësishme nga Anglia, si Arsenali mbi të gjitha.

“Disa anglezë (Arsenali dhe Manchester City) kanë kontaktuar me Fiorentinën, – thotë sërish Barone, – por nuk ka marrëveshje… Ne, në çdo rast jemi në dispozicion”. 

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “topçinjtë” e arsenalit arsenali do të jetë fiorentina drejtuesit e klubit londinez të arsenalit dushan vlahovic fiorentina gati për ta shitur vlahovic “topçinjtë” e arsenalit arsenali do të jetë fiorentina drejtuesit e klubit londinez të arsenalit dushan vlahovic fiorentina gati për ta shitur vlahovic

Sondazh

Poll

Sport 20 Janar 2022, 22:52

Viktima të të pavaksinuarve

Novak Djokoviç, tenisti i rangut më të lartë botëror, sapo ka marrë një përjashtim mjekësor për të marrë pjesë në Australian Open. Djokoviç, i cil...