Sport

Ancelotti: “Hazard dhe Isco vendimtarë? Unë duhet t’i bëj ata, të luajnë më shumë”

21 Janar 2022, 11:38 Nga DOSJA

SPANJE – Një fitore që lë më shumë se një buzëqeshje në fytyrën e Carlo Ancelottit. Real Madridi i tij merr frymë i lehtësuar, pas ndeshjes kundër Elche në Kupën e Mbretit, kualifikim i cili u vendos në kohën shtesë, duke përmbysur disavantazhin fillestar të pësuar.

Isco dhe Hazard i dhurojnë “los blancos” çerekfinalet e turneut, pas rezultatit 2-1 në shtesë. Në konferencën për shtyp, menaxheri italian mundi ta ndante entuziazmin e tij për dy golashënuesit, të cilët kohët e fundit kishin humbur pak.

“Hazard dhe Isco e fituan ndeshjen,- tha Ancelotti. – Ndoshta kjo ka një kuptim, ndoshta ata duhet të luajnë më shumë. E kaluara është e kaluar. Unë mund të mbështetem tek ata. Ishte një ndeshje që më bëri të lumtur. Unë kam një skuadër të fortë, Eden ka qenë gjithmonë profesionist.”

Për ndeshjen: “Unë thashë se duhet të jemi të përgatitur për gjithçka dhe kemi qenë. Pas largimit të Marcelos, i cili më tha se nuk kishte bërë faull, doli karakteri ynë. Tani çerekfinalet? Çfarë të them? Kalendari është qesharak. Diçka duhet të ndryshojë, ata që e bëjnë duhet të zgjohen.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport eden hazard ai që zemëroi tifozët e real madridit hazard dhe isco e fituan ndeshjen i mbështetësit të zjarrtë të real madridit tekniku aktual i real madridit eden hazard ai që zemëroi tifozët e real madridit hazard dhe isco e fituan ndeshjen i mbështetësit të zjarrtë të real madridit tekniku aktual i real madridit

Sondazh

Poll

Sport 20 Janar 2022, 22:52

Viktima të të pavaksinuarve

Novak Djokoviç, tenisti i rangut më të lartë botëror, sapo ka marrë një përjashtim mjekësor për të marrë pjesë në Australian Open. Djokoviç, i cil...