Sport

Raikkonen sulmon F1: “Botë e rreme: paratë dhe politika po e shkatërrojnë atë”…

21 Janar 2022, 15:10 Nga DOSJA

FINLANDE – Për më shumë se një muaj, Kimi Raikkonen nuk është më zyrtarisht një pilot i F1. Finlandezi i lindur në vitin 1979, preferoi të mbyllë karrierën e tij në kampionatin me rrota të hapura me Abu Dhabi GP 2021, pas 19 sezonesh.

Megjithatë, pas një kohe të shkurtër, kampioni i botës i vitit 2007 nuk duket aspak keq që ka lënë pas atë, që ishte bota e tij për kaq shumë vite. Shumë kontradikta dhe vese në mjedis, siç ka shpjeguar ai në një intervistë për “Motorsport.com”.

Gënjeshtra dhe elementë, që në dukje, nuk kanë lidhje me F1: kjo është akuza e Raikkonen. Finlandez sulmon: “Ka shumë gjëra që nuk kanë kuptim, të paktën për mua, në Formula 1. E dimë, por askush nuk thotë asgjë. Ka shumë gënjeshtra në atë mjedis, është më bukur të qëndrosh jashtë tij”.

Më pas Kimi shkon në detaje: “Paratë i kanë ndryshuar gjërat edhe në këtë mjedis, si në çdo sport. Sa më shumë para, aq më shumë ka politikë. Kjo ndodh kudo, në çdo vend. Ka lojëra që luhen nga njerëz të panjohur, derisa të hyni në të. Unë besoj se njerëzit duan të kenë pushtet. Do të kishte shumë në F1 që do të bënin mirë edhe në politikën reale”.

Deklaratat e Raikkonen heqin vellon e një F1 shumë të ndryshme nga ajo e imagjinuar nga fansat. Por a është vërtet një situatë e re? Ish-piloti i McLaren dhe Ferrari shpjegon: “Kështu ka qenë për shumë vite. Ndoshta njerëzit e kuptojnë shumë më tepër këtë, vetëm tani”. Kimi shpjegon: “Nuk jam përfshirë në aspektin politik. Unë di shumë gjëra që ndodhin, por isha i huaj për to. Nuk mendoj se është shumë e shëndetshme që një person të rrëmbehet nga ky aspekt”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport finlandezi i lindur në vitin 1979 kampioni i botës i vitit 2007 kimi raikkonen në historinë e kampionateve në formula 1 që qeverisin formula 1 finlandezi i lindur në vitin 1979 kampioni i botës i vitit 2007 kimi raikkonen në historinë e kampionateve në formula 1 që qeverisin formula 1

Sondazh

Poll