Sport

ANGLI/ Cannavaro drejt stolit në Premier League, sfidon dy legjendat angleze

21 Janar 2022, 12:57 Nga DOSJA
ANGLI/ Cannavaro drejt stolit në Premier League, sfidon dy legjendat

ANGLI– Fabio Cannavaro është kontaktuar nga Everton për tu ulur në stolin e klubit anglez. Sipas shtypit britanik, orët e fundit ka pasur një bisedë mes drejtuesve dhe ish-mbrojtësit. Pandemia në Kinë e shtyu italianin ti jepte fund aventurës 4-vjeçare si trajner i Guangzhou Evergrande.

“COVID-19 ka ndryshuar gjithçka në një vit e gjysmë. Nuk mund ta shihja familjen time. Të gjitha ndeshjet e kampionatit u ndërprenë. Në fillim dukej në rregull, por më pas u bë e tmerrshme.” Pas disa muajsh pushim, Cannavaro mund të kthehet në stol, por gjithçka do të varet nga Everton.

Sipas Sky Sports UK, klubi ka marrë në konsideratë disa emra: ëayne Rooney, Graham Potter, Rudi Garcia, Frank Lampard, Duncan Ferguson dhe Roberto Martinez.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cannavaro everton cannavaro everton

Sondazh

Poll