Sport

I pafati Ansu, dëmtohet përsëri dhe largohet nga fusha e Bilbaos i përlotur…

21 Janar 2022, 07:06 Nga DOSJA

SPANJE – Gjatë kohës shtesë në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos, sulmuesi i talentuar Ansu Fati, i cili hyri në lojë në minutën e 61-të në vend të Ferran Jutgla.

Loja e katalanasve të Barcelonës ndryshoi, por ai u detyrua të largohej nga fusha gjatë kohës shtesë, saktësisht në minutën e 95-të. I mbushur në lot dhe i shoqëruar nga stafi mjekësor i klubit katalanas, sulmuesi i ri spanjoll duket sërish i prekur nga një dëmtim.

Në moshën 19-vjeçare, Ansu Fati ishte dëmtuar rëndë në gjurin e djathtë në nëntor 2020. Pas një viti rikuperimi, ai pësoi një dëmtim të ri në kofshë në nëntor, gjatë një ndeshjeje në La Liga ndaj Celta Vigos (3-3). Në fillim të janarit, Ansu Fati u infektua me Covid-19.

I rikthyer gjatë “El Clasico” në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, ai luajti 55 minuta dhe shënoi një gol kundër Real Madridit, pavarësisht eliminimit të Barçës (2-3), katalanasi i ri nr.10 po luante vetëm ndeshjen e tij të dytë, që nga koha kthimin e tij.

Dhe ja Ansu Fati i “pafat”, u dëmtuar përsëri në fushën e Bilbabos. Mjekët, sot do ta përcaktojnë se sa do të mungojë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport derbi spanjoll real madrid-barcelona katalanasve të barcelonës sulmuesi i talentuar ansu fati derbi spanjoll real madrid-barcelona katalanasve të barcelonës sulmuesi i talentuar ansu fati

Sondazh

Poll

Sport 20 Janar 2022, 22:52

Viktima të të pavaksinuarve

Novak Djokoviç, tenisti i rangut më të lartë botëror, sapo ka marrë një përjashtim mjekësor për të marrë pjesë në Australian Open. Djokoviç, i cil...