Sport

Situata zgjedhore, FSHF reagon dhe akuzon pushtetin lokal për presion ndaj anëtarëve

21 Janar 2022, 10:21 Nga DOSJA
Situata zgjedhore, FSHF reagon dhe akuzon pushtetin lokal për presion ndaj

TIRANE Federata Shqiptare e Futbollit, sot, në orën 10:00, ka zhvilluar në mjediset e Shtëpisë së Futbollit një takim të jashtëzakonshëm me median.

Përballë gazetarëve të pranishëm në këtë takim, ishin Andi Vreçani, drejtor i departamentit të medias, Aldi Topçiu, drejtor i zyrës juridike dhe Erand Ibrahimi, drejtor i departamentit të marrëdhënieve me jashtë në FSHF, të cilët u përgjigjën për akuzat e ngritura në media gjatë kësaj kohe.

Drejtori Topçiu foli dhe u përpoq të sqaronte situatën juridike të klubit të Erzenit të Shijakut dhe akuzave të ngritura pas zgjedhjeve në Asamblenë Rajonale të Durrësit. Ai gjithashtu foli edhe për atmosferën e ngarkuar nga ndërhyrjet e politikën në Asamblenë e djeshme rajonale të Elbasanit, si dhe presionin e ushtruar nga organet shtetërore dhe kryebashkiaku i këtij qyteti ndaj kandidatëve për ndryshimin e vullnetit të delegatëve.

Drejtori i marrëdhënieve me jashtë në FSHF, Erand Ibrahimi, u përpoq me dokumenta t’u përgjigjej akuzave për shpërdorimin dhe zhdukjen e fonde të ardhura nga FIFA, akuzë e bërë sot në median e shkuar.

Ndërsa, drejtori Andi Verçani, krahas premtimit se zyra e shtypit dhe medias në FSHF do të jetë e hapur dhe e gatshme për t’iu përgjigjur kërkesave të gazetarëve, replikoi në distancë me kryebashkiakun Veliaj, qoftë për ndërhyrjet e tij në këtë situate zgjedhore, por edhe është shprehur se FSHF nuk ka bërë asgjë për infrastrukturën dhe fushat e futbollit.

Më pas, gazetarët bënë pyetje të ndryshme, ndërkohë që në mbyllje të takimit, të pranishëm iu dha edhe një dosje me materiale të përgatitura, në përgjigje të akuzave të ngritura ne media gjatë këtyre ditëve.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anëtari i komitetit ekzekutiv të fshf-së asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se asamblenë rajonale të durrësit erzenit të shijakut me kryebashkiakun veliaj paketa ekonomike e fshf-se rajonale të elbasanit anëtari i komitetit ekzekutiv të fshf-së asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se asamblenë rajonale të durrësit erzenit të shijakut me kryebashkiakun veliaj paketa ekonomike e fshf-se rajonale të elbasanit

Sondazh

Poll

Sport 20 Janar 2022, 22:52

Viktima të të pavaksinuarve

Novak Djokoviç, tenisti i rangut më të lartë botëror, sapo ka marrë një përjashtim mjekësor për të marrë pjesë në Australian Open. Djokoviç, i cil...