Bota

VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme, Kovaçevski: Në 2024 në kutitë e votimit

20 Janar 2022, 22:55 Nga DOSJA
VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme, Kovaçevski: Në

MAQEDONI E VERIUT – Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski pranoi se në vitin 2024 do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në vend. Këtë deklaratë e ai e dha në emisionin “Vetëm të vërtetën” (Samo Vistina) në televizionin maqedonas “Kanal 5”. Lideri i ri i Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë së Veriut tha se pavarësisht përpjekjeve të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, Maqedonia e Veriut do t’i drejtohet kutive të votimit për zgjedhjen e parlamentit dhe qeverisë në vitin 2024.

Ai shtoi se nuk është arsye juridike që në rast të humbjes së zgjedhjeve lokale, të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Legjitimiteti buron nga zgjedhjet e vitit 2020, kur fitoi LSDM dhe koalicioni, ai legjitimitet forcohet edhe më shumë me hyrjen e Alternativës në koalicionin qeveritar. VMRO-DPMNE dëshiron të bëjë një interpretim të normave juridike për legjitimitet, nëse shikojmë një numër të madh të vendeve, partitë në pushtet humbasin zgjedhjet lokale por kjo nuk do të thotë ndryshim i qeverisë. Zgjedhjet do të ketë në mandatin e rregullt, në vitin 202, deklaroi Kovaçevski.

Ai pasoi në krye të qeverisë maqedonase dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaevin, i cili pranoi dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

Burimi: Net Press

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitar kovaçevski vmro-dpmne zoran zaev dimitar kovaçevski vmro-dpmne zoran zaev

Sondazh

Poll