Bota

Pamje nga sateliti! Ushtria ruse mes dëborës pranë kufirit me Ukrainën

20 Janar 2022, 18:04 Nga DOSJA
Pamje nga sateliti! Ushtria ruse mes dëborës pranë kufirit me

UKRAINË– Pamjet nga sateliti tregojnë ushtrinë ruse të vendosur pranë kufirit me Ukrainën, vetëm pak orë nga deklarata e fortë e presidentit Joe Biden, i cili deklaroi se Rusia do të futet brenda.

“Daily Mail” shkruan se trupave ruse u është thënë se mund të qëndrojnë larg shtëpisë deri në 9 muaj, pasi u zhvendosën me kilometra të tëra nga lindja pranë kufirit me Ukrainën. Në pamjet e kapura më 19 janar shfaqen tanke e mjete të tjera të rënda ushtarake të vendosura në bazën e Voronezh, rreth 330 kilometra nga kufiri me Ukrainën dhe 125 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë.

Në pamjet e tjera shfaqen mjete ushtarake në dy baza ushtarake, në Klintsky dhe Klimovo, vetëm 30 kilometra nga Bjellorusia dhe jo më shumë se 50 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi rusi shba ukraine konflikti ukraine-rusi rusi shba ukraine

Sondazh

Poll