Bota

Luftoi si pjesë e ISIS-it në Siri, Gjykata e Prishtinës e dënon me 2.5 vite burg

20 Janar 2022, 23:18 Nga DOSJA
Luftoi si pjesë e ISIS-it në Siri, Gjykata e Prishtinës e

PRISHTINË – Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi me 2 vite e 6 muaj burg Fidan Demollin, ish-luftëtarin e Organizatës së Shtetit Islamik ISIS.

Ky i fundit pranoi se ka luftuar si pjesë e ISIS-it gjatë konfliktit të armatosur në Siri.

Sipas deponimeve në Prokurorinë e Kosovës, Demoli së bashku me Ardian Hysenin kaluan në Maqedoni të Veriut në gusht 2014. Pastaj, grupi i shqiptarëve depërtuan në Bullgari dhe më tej në Turqi. Në qytetin e Gazientepit, me ndihmën e Burim Demollit, Fidani dhe disa shqiptarë të tjerë u armatosën me kallashnikovë dhe iu bashkuan ISIS-it në Siri.

Pas dështimit të ISIS-it në Siri, Fidan Demolli iu dorëzua fraksionit politiko-luftarak Forcat Demokratike Siriane dhe qëndroi në bazën e tyre deri në 17 korrik 2021, kur Kosova e riatdhsesoi.

Në 15 dhjetor 2021, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzën për “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist” ndaj Fidan Demollit. Ai pranoi akuzat.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni isis lufta ne siri isis lufta ne siri

Sondazh

Poll