Bota

Projekti i gazit, Konjufca: S’do kishim dilema po të jepnin më tepër para të huajt

20 Janar 2022, 22:00 Nga DOSJA
Projekti i gazit, Konjufca: S’do kishim dilema po të jepnin më

KOSOVË – Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca deklaroi se nëse do të kishte më tepër subvencion ndërkombëtar për furnizimin me gaz natyror të vendit nga SHBA, nuk do të kishte dilemë për t’u ndërtuar. Në “TV Dukagjin”, kryeparlamentari shtoi se ky projekt mes SHBA dhe Kosovës ka ende mundësi të realizohet. Ai shtoi se Kosova nuk ka dilema gjeopolitike lidhur me këtë projekt.

“Gjasat janë shumë të mëdha që projekti të realizohet. Projekti përkohësisht është skajuar për shkak të matematikave që lidhen me kostot. Nëse projekti do të kishte më shumë subvencionim nga faktori ndërkombëtar unë mendoj se qeveria nuk do të kishte asnjë dilemë. Pra ne nuk kemi asnjë dilemë gjeopolitike. Kostoja është ngulfatëse”, u shpreh kryeparlamentari i Kosovës.

I pyetur se përse qeveria e Kosovës nuk është nxituar në realizimin e projektit të furnizimit të Kosovës me gaz të lëngshëm është kriza e gazit që ka prekur Europën dhe vetë Kosovën.

“Arsyeja kryesore pse Qeveria e ka pasur çështjen e skajimit, pra nuk e ka marrë me hov, është se kriza e gazit ku ka hyrë vetë Evropa, se gazi nuk është energji e ripërtëritshme”, tha Konjufca.

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe shefi i Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Adam Boehler firmosën marrëveshje në 2020 për ndërtimin e një termocentrali të furnizimit me gaz natyror të Kosovës. Deri më sot, qeveria e Kosovës nuk i ka kthyer SHBA lidhur me këtë projekt.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni glauk konjufca glauk konjufca

Sondazh

Poll