Bota

Spiunazh në favor të Rusisë, SHBA shpall “non grata” 4 politikanë ukrainas

20 Janar 2022, 17:42 Nga DOSJA
Spiunazh në favor të Rusisë, SHBA shpall “non grata”

SHBA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan sot shpalljen ‘non grata’ të 4 politikanëve ukrainas (dy deputetë dhe dy ish-deputetë). Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaroi se motivi kryesor i vendimit të fundit të Departamentit të Thesarit në SHBA është se këta persona kanë kryer spiunazh në favor të Rusisë duke rrezikuar stabilitetin politik dhe demokracinë e Ukrainës.

Dy deputetët e parlamentit ukrainas janë Taras Kozak dhe Oleh Voloshyn, të cilët i përkasin partisë pro-ruse të drejtuar nga Victor Medvedchuk.

Sipas Departamentit të  Thesarit, Kozak kontrollon disa kanale televizive dhe fabrikon lajme të rreme se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka dështuar në menaxhimin e pandemisë në vend.

Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë përkeqësuar shumë gjatë kohës së fundit për shkak të konfliktit për orientimin e Ukrainës.

BURIMI: THE HILL

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota non grata volodymy zelenskiy non grata volodymy zelenskiy

Sondazh

Poll