Bota

Kriza e Ukrainës, Erdogan si negociator: Shpresoj të siguroj takim Putin-Zelenski

20 Janar 2022, 18:40 Nga DOSJA
Kriza e Ukrainës, Erdogan si negociator: Shpresoj të siguroj takim

TURQI – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan shprehu dëshirën për të organizuar një takim kokë më kokë midis homologëve rus dhe ukrainas Vladimir Putin dhe Volodimir Zelenski për të zhbllokuar konfliktin për Ukrainën.

Kreu i shtetit turk bëri këto deklarata gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e El Salvadorit Naib Bukele. Ai konfirmoi se në fillim të shkurtit do të vizitojë Ukrainën.

“Shpresojmë që të bashkojmë z.Putin dhe z.Zelenski sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojmë një takim kokë më kokë. Kam vizitë në Ukrainë në fillim të muajit të ardhshëm”, deklaroi Erdogan.

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë Ibrahim Kalin tha se Erdogan ka ftuar Putinin dhe Zelenskin për të diskutuar në Turqi.

Përpara disa ditësh, presidenti Erdogan dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç u vetëofruan si negociatorë për të zgjidhur krizën politike në Bosnje-Hercegovinë. Lideri i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik pranoi që Vuçiç dhe Erdogan t’i bashkohet si negociator dhe presidenti kroat Zoran Milanoviç.

Tonet me Rusisë dhe Perëndimit po ashpërsohen. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen kërcënuan Rusinë me sanksione ekonomike nëse sulmon Ukrainën.

BURIMI: Anadolu Agency

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota erdogan kriza ne ukraine vladimir putin volodymy zelenskiy erdogan kriza ne ukraine vladimir putin volodymy zelenskiy

Sondazh

Poll