Bota

Qeveria dorëzon projektvendimin, Mali i Zi shkon në zgjedhje të reja

20 Janar 2022, 17:36 Nga DOSJA

MAL I ZI– Qeveria e Malit të Zi ka dorëzuar në Kuvend projektvendimin për shkurtimin e mandatit të Parlamentit. Seanca do të mbahet më 4 shkurt në orën 10:00. Po në këtë ditë deputetët e koalicionit të CNB-së dhe partive opozitare, kanë kërkuar dhe votëbesimin për Qeverinë e Zdravko Krivokapiqit.

Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq, në një postim në rrjetet sociale.

“Pas synimit të qartë të URA, DPS për të zgjedhur një qeveri të re të pakicës në një mënyrë jokushtetuese, bëhet e qartë se zgjedhjet e reja janë e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën më të keqe politike në historinë e fundit në vendin tonë”- shkruan kryeministri Zdravko Krivokapiq.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni mal i zi zdravko krivokapiq zgjedhje ne mal te zi mal i zi zdravko krivokapiq zgjedhje ne mal te zi

Sondazh

Poll