Bota

Kriza e Ukrainës pa zgjidhje, Von der Leyen kërcënon Rusinë: Sanksione nëse sulmoni

20 Janar 2022, 18:09 Nga DOSJA
Kriza e Ukrainës pa zgjidhje, Von der Leyen kërcënon Rusinë:

BRUKSEL – Presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen paralajmëroi Rusinë se do të pësojë sanksione të mëdha ekonomike dhe financiare nëse sulmohet ushtarakisht Ukraina. Në një deklaratë të dhënë gjatë Forumit Ekonomik Botëror, zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian tha se Perëndimi kërkon dialog për të zgjidhur krizën e Ukrainës.

“Nëse situata përkeqësohet, nëse ka sulme të tjera që cënojnë integritetin territorial të Ukrainës, ne do të përgjigjemi me sanksione masive ekonomike dhe financiare”, u shpreh në videolive Von der Leyen.

Ndër të tjera, ajo hodhi poshtë dyshimet se Rusia po tenton të ndajë Europën.

“Nuk do të kthehemi pas te logjika e vjetër e konkurencës për sfera influence, kur të gjitha vendet e botës trajtoheshin si prona ose oborre”, shtoi presidentja e Komisionit Europian.

Deklaratat e von Der Leyen vijnë një ditë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken në Ukrainë paralajmëroi Rusinë që të mos “hapë kutinë e Pandorës” nëse sulmon ushtarakisht Ukrainën. Ndërkohë, nesër ai do të bisedojë me homologun e tij rus Sergej Lavrov.

Bisedimet e fundit mes Këshillit të Lartë Ushtarak të Rusisë dhe një përfaqësie të NATO-s në Gjenevë dështuan pasi palët nuk u tërhoqën nga pozicionet.

SHBA dhe Perëndimi po tenton ta integrojë Ukrainën në NATO, ndërsa Rusia e kundërshton këtë gjë pasi i frikësohet afrimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në kufi me të. SHBA dhe aleatët e saj akuzojnë presidentin rus Vladimir Putin se po përgatit pushtimin e Ukrainës me mbi 100 mijë forca të armatosura.

BURIMI: Anadolu Agency

(d.v/dosja/al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bashkimi europian konflikti rusi-ukraine kriza ne ukraine shba von der leyen bashkimi europian konflikti rusi-ukraine kriza ne ukraine shba von der leyen

Sondazh

Poll