Sport

Ngjarjet me Vllazninë, ultrasit e Tiranës gati për bojkot: Stadiumi si aeroport…

20 Janar 2022, 19:36 Nga DOSJA
Ngjarjet me Vllazninë, ultrasit e Tiranës gati për bojkot:

TIRANË- Ngjarjet e ndeshjes Tirana-Vllaznia ka bërë që tifo-grupi “Tirona Fanatics” të reagojë ashpër. Tifozëve bardheblu iu kërkuan kartat e identitetit në stadium, duke bërë që starti ndeshjes të shoqërohej me një kaos të pazakonte e duke bërë që shumë prej tyre të hynin me vonesë në stadium.

Sipas tifozëve, kjo është e papranueshme. Ndaj grupimi ka bërë të qartë se në çdo stadium ku do të përsëritet kjo kërkesë, ata nuk do të jenë të pranishëm.

REAGIMI

Duke marrë shkas që prej pragndeshjes së fundit kundër Vllaznisë, jemi njohur me tendencen e forcave policore për të kërkuar mjete identifikimi përreth dhe brënda ambienteve të stadiumit tonë TF dëshiron ti bëjë me dije antarëve, tifozëve, klubit dhe opinionit publik.
Javën e kaluar hyrja e stadiumit ishte kthyer në një Aeroport ku vetëm skanimi trupor me lazer mungonte.
Të prirur nga kjo situatë tendencioze që me dashje apo pa dashje i klasifikon tifozët Ultras si kriminel, TF dëshiron të sqarojë antarët e saj dhe opinionin publik se kurrë nuk stepet nga qëndrimi i saj fillestar që prej 2006-ës!
NË STADIUM PA KARTA IDENTITETI.
Futbolli luhet për tifozet e pa ata nuk ka kuptim.
Ne të giithë jemi të vetdijshëm se jetojmë në një vend ku hallet e problemete pafundme e të përditshme të qytetarëve e kalojnë futbollin në plan të dytë.
Ama ne i kemi tejkaluar gjithmonë këto limite, duke qenë prezent cdo ndeshje, në disa transferta 100, 200 e në disa ndeshje në kryeqytet 2000, 3000, 4000 apo ndoshta disa ndeshje edhe një herë më shumë se kaq.
Kemi qene aty duke u munduar gjithmonë ti përmbahemi parimeve tona, për të mos ti lënë kurrë ngjyrat bardheblu te rendin në fushë pa lojtarin e tyre me te rendësishëm, lojtarin e 12-te…
Prandaj Tirona Fanatics do t’ju bëjë të gjithë me dije se ne stadiume ku do të kërkohen Karta ID ne nuk do të jemi prezent, as dje as sot dhe as nesër!
Gjithmonë Fanatics
Gjithmonë Ultras
Gjithmonë me Tironën!

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport tirana tirona fanatics vllaznia tirana tirona fanatics vllaznia

Sondazh

Poll