Sport

Barça i tregon derën Dembelés. Alemany: “Ai duhet të largohet në fund të muajit”…

20 Janar 2022, 16:36 Nga DOSJA
Barça i tregon derën Dembelés. Alemany: “Ai duhet

SPANJE – Nuk mund të kishte përfunduar më keq. Xavi nuk e ka thirrur Ousmane Dembélé për ndeshjen e sonte për Kupën e Mbretit në Bilbao dhe klubi, me gojën e menaxherit Mateu Alemany, e ka ftuar francezin që të kërkojë një ekip në 11 ditët e mbetura në merkato.

Kalimi i Dembélé te Barcelona kushtoi mbi 140 milionë euro, të paguara me nxitim te Borussia Dortmundit në vitin 2017, kur klubi gjerman një vit më parë për francezin kishte paguar vetëm 15 milionë te Rennes. Një marrëveshje kolosale për klubin gjerman. Një dështim monstruoz për atë katalanas.

Edhe pse ai fitoi Kupën e Botës me Francën, gjithmonë është dukur si një talent anarkist, pak i prirur për disiplinën taktike të kërkuar nga Barça. Në “Camp Nou” pasioni i tij i vërtetë për kauzën “blaugrana” është vënë gjithmonë në pikëpyetje. Tani në Barcelonë ata janë të lodhur nga mungesa e interesit të Dembélé për klubin katalan…

Sot në mëngjes sulmuesi nuk u përfshi në listën e skuadrës për udhëtimin në vendin bask dhe më pas Mateu Alemany, u paraqit para një kamere të klubit: “Dembélé duhet të largohet nga klubi sa më shpejt të jetë e mundur. Që nga korriku i kemi bërë disa oferta dhe ai i ka refuzuar të gjitha. Ai nuk beson në projekt dhe për këtë arsye nuk është thirrur. Dhe tani ai duhet të shkojë”.

Gjithsesi, do të shohim nëse në 10 ditët e ardhshme do të vijë një ofertë që lojtari do ta konsiderojë të vlefshme. Ndryshe e presin 6 muaj inaktivitet dhe një liri e shtrenjtë për të gjithë. Para së gjithash për Barcelonën, e cila tashmë ka shpëtuar nga Coutinho. Dy nënshkrimet më të shtrenjta në historinë e klubit kanë rezultuar katastrofike, në fushë dhe në bankë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ai ende mund t'i japë shumë barças dembélé duhet të largohet nga klubi e menaxherit mateu alemany në “camp nou” ousmane dembele ousmane dembélé te barcelona xavi nuk e ka thirrur ai ende mund t'i japë shumë barças dembélé duhet të largohet nga klubi e menaxherit mateu alemany në “camp nou” ousmane dembele ousmane dembélé te barcelona xavi nuk e ka thirrur

Sondazh

Poll