Sport

E pabesueshme në Meksikë, arbitri ndërpret lojën: “Dua të marr frymë, jam i lodhur”

20 Janar 2022, 14:45 Nga DOSJA
E pabesueshme në Meksikë, arbitri ndërpret lojën: “Dua

MEKSIKË-Episod i çuditshëm në Meksikë. Në divizionin e dytë të futbollit meksikan mes Correcaminos-Mineros de Zacatecas, arbitri i ndeshjes u bë protagonisti i madh. Në minutën e 37′ Juan Andrés Esquivel kërkoi që loja të ndërpritej sepse ndihej i lodhur.

Gjithçka është e vërtetë dhe kërkesa e tij speciale është dëgjuar: “Prisni të rikuperojë fuqitë ju bastardë, ka pasur tre kundërsulme”, ishte fjala e arbitrit.

Ndeshja ishte shumë intensive dhe arbitrit iu desh pak kohë për të marrë frymë. Lojtarët filluan të qeshin dhe pritën arbitrin për disa sekonda dhe më pas loja rifilloi rregullisht. Videoja e gjyqtarit Juan Andrés Esquivel, megjithatë, është bërë virale në internet.

 

pic.twitter.com/0W9IN9XrGN

— Momentos sublimes del fútbol mexicano (@MomentosFutbolM) January 19, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juan andrés esquivel meksike juan andrés esquivel meksike

Sondazh

Poll