Sport

FIFA/ Infantino, revolucion në merkato: Do ndryshohen rregullat për huazimet

20 Janar 2022, 15:20 Nga DOSJA
FIFA/ Infantino, revolucion në merkato: Do ndryshohen rregullat për

EUROPË-FIFA është gati të prezantojë një rregullore të re sa i përket huazimeve të lojtarëve. Mendohet se kjo rregullore do të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe synon të zhvillojë lojtarë të rinj dhe të lejojnë që talentët të jenë pjesë e klubeve të mëdha.

Rregullorja i detyron klubet të huazojnë maksimumi 8 lojtarë gjatë sezonit 2022-2023. Ndërsa në sezonin 2023-2024, numri i të huazuarve do të shkojë në shtatë, dhe në vitin 2024-2025 do të lejohen vetëm 6 huazime. Për sa i përket kohëzgjatjes së huazimit, minimumi do të jetë gjashtë muaj, ndërsa maksimumi i një huazimi mund të shkojë deri në 1 vit.

Do të ketë edhe një limit huazimesh nga i njëjti klub. Asnjë klub nuk mund të japë apo të marrë më shumë se tre lojtarë në huazim nga i njëjti ekip. Këto rregulla nuk hyjnë në fuqi për lojtarët nën moshën 21-vjeçare.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fifa infantino fifa infantino

Sondazh

Poll