Sport

Jeta e re e Miccolit në burg, avokati i tij: Situata nuk është e lehtë, por ai po…

20 Janar 2022, 15:07 Nga DOSJA
Jeta e re e Miccolit në burg, avokati i tij: Situata nuk është e

ITALI-Nga Romario del Salento te një i burgosur i Rovigos, kështu mund të përshkruhet jeta e Fabrizio Miccolit.Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Palermos ndodhet në burg për të vuajtur dënimin me 3 vite e 6 muaj vendosur nga Gjykata e Apelit të Palermos për zhvatje me metoda mafioze.

Fakti daton rreth dhjetë vjet më parë: Miccoli i kishte kërkuar Mauro Lauricella, djalit të bosit mafioz Antonino, që të marrë paratë nga sipërmarrësi Andrea Graffagnini me metoda të paligjshme në emër të mikut të tij Giorgio Gasparini, ish-fizioterapist i Palermos.

“Ai sigurisht që nuk është i lumtur, por po përpiqet ta përballojë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme – tha avokati i tij për Palermo Today. “Nuk është i kënaqur me këtë gjendje, por ai po reziston.”

Ultrasit e Palermos kaluan në krah të ish-kapitenit të tyre dhe në ndeshjen e Serisë C kundër Monopolit vendosën pankartën “Gjithmonë me ty, djalë i Palermos”. Avokati i tij u shpreh se Miccoli e mësoi këtë gjest dhe është ndjerë i kënaqur në lidhje me këtë respekt.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus miccoli palermo juventus miccoli palermo

Sondazh

Poll