Sport

“Pekin 2022”, Kina paralajmëron: “Do të dënohen, ata që kritikojnë ligjet tona”

20 Janar 2022, 17:40 Nga DOSJA

KINE – Yang Shu, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i departamentit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Lojërave Olimpike të Pekinit (4-20 shkurt), është shprehur të mërkurën se atletët që nuk respektojnë Kartën Olimpike, ose ligjet kineze gjatë lojërave mund të jenë subjekt i sanksioneve.

Kina paralajmëron atletët e huaj në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 se ata mund të përballen me ndëshkime për fjalime, ose qëndrime në kundërshtim me frymën olimpike dhe ligjin kinez, duke nxitur frikën mbi kufizimet në lirinë e shprehjes.

“Çdo pozicion, në përputhje me frymën olimpike do të mbrohet dhe çdo sjellje, apo diskurs i kundërt, veçanërisht kundër ligjeve kineze, do t’i nënshtrohet dënimeve të caktuara,”- tha Yang Shu, zëvendës drejtor i përgjithshëm i departamentit të marrëdhëniet ndërkombëtare të Pekinit 2022.

Deklarata e Yang u bë në një konferencë virtuale, mbi shqetësimet e sportistëve pas paralajmërimit nga Human Rights Watch, me të cilin grupi aktivist paralajmëroi se në Pekin 2022, të flasësh për çështje të të drejtave të njeriut mund të rrezikosh sigurinë tënde.

Çrregjistrimi i akreditimit është një nga ndëshkimet e mundshme, në përputhje me udhëzimet e organizatorëve, tha Yang në ngjarjen e organizuar nga ambasada kineze në Uashington. Në Olimpiadën e kaluar, çdo shkelje e Kartës Olimpike nga atletët trajtohej ekskluzivisht nga IOC.

Ndërkohë, ligjvënësit amerikanë i kanë kërkuar Michelle Bachelet, komisionere e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, të publikojë një raport mbi Xinjiang, ku trajtimi i ujgurëve kristalizon tensionet midis Kinës dhe Perëndimit.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport grupi aktivist paralajmëroi se në pekin 2022 human rights watch kina paralajmëron atletët e huaj me frymën olimpike dhe ligjin kinez të lojërave olimpike të pekinit (4-20 shkurt) veçanërisht kundër ligjeve kineze vendi organizator i lojërave olimpike dimërore ‘pekin 2022’ yang shu grupi aktivist paralajmëroi se në pekin 2022 human rights watch kina paralajmëron atletët e huaj me frymën olimpike dhe ligjin kinez të lojërave olimpike të pekinit (4-20 shkurt) veçanërisht kundër ligjeve kineze vendi organizator i lojërave olimpike dimërore ‘pekin 2022’ yang shu

Sondazh

Poll