Sport

Brdariç: “Të përqendrohemi te Egnatia, unë mendoj se mund ta fitojmë këtë takim”…

20 Janar 2022, 17:34 Nga DOSJA
Brdariç: “Të përqendrohemi te Egnatia, unë mendoj se

SHKODER Java e 17-të e Abissnet Superiores do të nisë me sfidën mes Vllaznisë dhe Egnatias, në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Në prag të kësaj sfide, trajneri i shkodranëve Thomas Brdariç ka shprehur besimin se skuadra e tij mund të fitojë këtë ndeshje teksa konfirmoi praninë e Da Silvës dhe mungesën e Latifit.

“Do të kemi kohë për të zgjedhur se cili do të jetë formacioni titullar, duke parë edhe mungesën e Latifit. Mendoj se do të aktivizojmë 11 lojtarë, por edhe disa të tjerë, sepse nuk kemi nevojë vetëm për titullarët, por edhe për ata që do të hyjnë si zëvendësues. Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithë ekipit, sepse kjo është një punë e përbashkët dhe unë mendoj se mund ta mundim Egnatian”.

Java e 16-të e Abissnet Superiores pati rezultate surprise, si fitoren e Kastriotit ndaj Teutës dhe atë të Dinamos ndaj Kukësit, por trajneri gjerman Brdariç i Vllaznisë tha se për të evituar supriza të tilla, lojtarët do të duhet të jenë të përqendruar.

“Ja përse duhet të fikusohemi te gjërat thelbësore. Ne nuk nënvlerësojmë asnjë skuadër cilatdo qofshin ato; në krye të renditjes apo në zonën e rënies nga kategoria. Ne do të japim gjithnjë maksimumin ndaj çdo kundërshtari, prandaj duhet të përqendrohemi te ndeshja me Egnatian, që t’i shkaktojmë humbjen e radhës”.

Brdaric theksoi, se shpreson që në këtë ndeshje tifozët të jenë të pranishëm në stadium, sepse Vllaznia zhvillon një futboll të bukur, argëtues dhe ata duhet ta shijojnë këtë gjë.

“Ne jemi akoma duke ndërtuar Vllazninë dhe për kushtet në të cilat punojmë, mendojmë se jemi shumë konkurrues, do të jemi edhe nesër kështu. Nuk shikojmë gjithnjë rezultatin, nesër do të japim maksimumin për rezultatin pozitiv”.

Sfida mes Vllaznisë dhe Egnatias do të luhet pasditen e kësaj të premteje, në orën 16:45 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abissnet superiores mes vllaznisë dhe egnatias në javën e 12-të të abissnet superiores praninë e da silvës dhe mungesën e latifit trajneri gjerman thomas brdaric trajneri i shkodranëve thomas brdariç xhaferi-brdariç abissnet superiores mes vllaznisë dhe egnatias në javën e 12-të të abissnet superiores praninë e da silvës dhe mungesën e latifit trajneri gjerman thomas brdaric trajneri i shkodranëve thomas brdariç xhaferi-brdariç

Sondazh

Poll