Sport

Arsenal/ Xhaka pjesë e basteve? Federata hap hetim për një karton të verdhë

20 Janar 2022, 14:11 Nga DOSJA
Arsenal/ Xhaka pjesë e basteve? Federata hap hetim për një karton

ANGLI-Federata angleze e futbollit ka hapur një hetim për një karton të verdhë të marrë nga një lojtar i Arsenalit gjatë një ndeshjeje në Premier League këtë sezon. (Mendohet për Granit Xhakën). Hetimi filloi pasi u shfaqën luhatje në koeficentët e basteve.

Pas ndeshjes, disa bastevënës i vunë në dukje Federatës së Futbollit valën e pazakontë të basteve. Organi drejtues i futbollit anglez, siç raporton The Athletic, ka vendosur kështu të ndërhyjë.
“FA është në dijeni të çështjes në fjalë dhe po e shqyrton atë”. Shuma e parave të vendosura në bast thuhet se është “shumë e pazakontë”. Ndërkohë klubi i Arsenal nuk pranoi të komentojë.

Praktika e trukimit të ndeshjeve shqetëson sportin britanik edhe nëse, në nivelet më të larta të ndeshjeve si në Premier League, është e rrallë sepse lojtarët kanë paga më të larta.
Sidoqoftë, në vitin 2018, siç raportohet nga Sportbible, ish-lojtari Bradley ëood u përjashtua nga FA për gjashtë vjet pasi u tha miqve të vendosnin para për kartonin e tij të verdhë në ndeshjen e Kupës FA midis Ipsëich dhe Burnley.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arsenal xhaka arsenal xhaka

Sondazh

Poll