Sport

Theo Hernandez: “Rinovimi po shkon shumë mirë. Pioli më ka ndryshuar jetën”

20 Janar 2022, 11:27 Nga DOSJA

ITALI – Është ndër emrat që emocionojnë fansat, një nga blerjet më të mira, për shkak të së çastit, por edhe në perspektivës, përgjatë menaxhmentit të Elliott.

Theo Hernandez është kandidat për një rol kryesor në superndeshjen me Juventusin, të dielën në mbrëmje dhe ndërkohë flet me ‘The Athletic’, duke konfirmuar se ka avancuar mirë në rinovimin e kontratës me kuqezinjtë.

“Jam shumë i lumtur te Milani, po diskutojmë rinovimin dhe gjërat po ecin shumë mirë”. Theo është i dashuruar me Milanin, ashtu siç është i dashuruar me Maldinin:

“Si fëmijë, e shikoja duke luajtur. Unë kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me të: që nga hera e parë që u takuam në Ibiza. Ai i bëri të qartë gjërat menjëherë, duke më thënë se isha një lojtar shumë i fortë, por që do të duhej të punoja shumë çdo ditë. Falë kësaj, sot jam lojtari që jam. Unë vazhdoj të flas me Paolon çdo ditë”.

Por ka edhe një tjetër figurë kyçe për Theon: “Kam pasur shumë trajnerë të mirë, por ai që më ka ndryshuar jetën si mashkull dhe si futbollist, është Pioli. Që në momentin e parë që mbërrita, më dha vetëdijen që më duhej, për të nxjerrë në pah të gjithë potencialin tim: falë kësaj po luaj në këtë mënyrë tani.

Leao? Unë jam lojtari më i shpejtë, – bën shaka ai. – Leao është i shpejtë, por vendi i parë është i imi, pa dyshim. Ne të dy e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin, sepse ai luan ndryshe nga të tjerët dhe më krijon hapësira”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport është i dashuruar me maldinin rinovimin e kontratave me bennacer dhe theo hernandez shumë i lumtur te milani theo hernandez theo hernandez dhe brahim diaz; është i dashuruar me maldinin rinovimin e kontratave me bennacer dhe theo hernandez shumë i lumtur te milani theo hernandez theo hernandez dhe brahim diaz;

Sondazh

Poll