Sport

“Katar 2022”: Argjentinës do t’i mungojë kapiteni Leo Messi ndaj Lilit dhe Kolumbisë

20 Janar 2022, 10:49 Nga DOSJA
“Katar 2022”: Argjentinës do t’i mungojë kapiteni

ARGJENTINE – Edhe pse tani Leo Messi është rikuperuar plotësisht nga një infeksion me Covid-19, kombëtares së Argjentinës do t’i mungojë kapiteni për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit të Katarit, një objektiv tashmë i arritur nga kombëtarja seleste.

Skuadra e trajnerit Lionel Scaloni do të përballet me Kilin, në transfertën e Santiagos, më 27 janar dhe Kolumbinë në shtëpi më 1 shkurt.

Në listën e publikuar të kombëtares së Argjentinës, bie në sy se kontigjenti ‘italian’, i cili përfshin portierin e Atalantës, Musso, mbrojtësit Molina (Udinese), Martinez Quarta (Fiorentina) dhe sulmuesit Gonzalez (Fiorentina), Martinez dhe J.Correa (Inter), i cili pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Empolit, me gjasa do të zëvendësohet.

Kapiteni Leo Messi u infektua me virusin gjatë pushimeve në qytetin e tij të lindjes, Rosario, dhjetorin e kaluar. Më 5 janar, Paris SG njoftoi se Messi ishte kthyer në Francë pas testimit negativ dhe këtë javë shtatë here fituesi i “Topit të Artë” u kthye në stërvitje me ekipin.

Për këtë arsye, por edhe për rëndësinë relative të dy ndeshjeve, ylli argjentinas u la në Paris, ndërsa bashkëlojtarët Angel Di Maria dhe Leandro Paredes u thirrën. Vetëm dy lojtarë nga 27 të thërritur nga trajneri Scaloni luajnë në Argjentinë: portieri Franco Armani dhe sulmuesi Julian Alvarez.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport do t’i mungojë kapiteni kapiteni leo messi kombëtares së argjentinës leo messi është me koronavirus leo messi mund të luajë rajnerit lionel scaloni do t’i mungojë kapiteni kapiteni leo messi kombëtares së argjentinës leo messi është me koronavirus leo messi mund të luajë rajnerit lionel scaloni

Sondazh

Poll