Aktualitet

Zgjedhjet/Rama:Do paraqesim kandidatët, s’japim shanse të 2!Nuk i kemi borxh Turqisë

20 Janar 2022, 12:42 Nga DOSJA
Zgjedhjet/Rama:Do paraqesim kandidatët, s’japim shanse të 2!Nuk

TIRANË– Partia Socialiste ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale. Ishte kryeministri Edi Rama ai i cili deklaroi ditën e sotme, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë, se do të paraqiten kandidatët në këto zgjedhje të cilat do të zhvillohen më 6 Mars. Rama shtoi Partia Socialiste do futet në zgjedhje për të fituar, me kandidatë që nuk janë në listat e deputetëve. Kreu u PS-së e cilëson partinë e tij si ‘kampione’, e cila futet në zgjedhje për të qënë e parë dhe jo e dyta. 

I pyetur nga gazetarët për shansin e dytë që është kërkuar nga ish-kandidati i PS-së së Shkodrës, Valdrin Pjetrin, Rama deklaroi i prerë se këtë nuk e ofron Partia Socialiste. Kreu i qeverisë tha se PS nuk i jep asnjë shans askujt që ka gënjyer qytetarët për një aspekt kaq të rëndësishëm.

Për sa i përket kërkesës së Presidentit turk, Erdogan për të marrë masa ndaj gylenistëve në Shqipëri, Rama tha se vendi ynë nuk i ka asnjë borxh atij pasi mes vëllezërve nuk ka borxhe. Për protestën e ‘5 Majit’, Rama tha se janë ngjarje të përsëritura, e sa herë të ketë shkelje ligji nga ana e banorëve do të ketë ndërhyrje të policisë.

Rama u përqëndrua te Këshillimi Kombëtar, duke thënë se ky proces nuk është një proces regjistrimi, por ndërveprimi mes një qeverie dhe qytetarëve. Po ashtu, në mbledhje u vendos që Partia Socialiste të shtyjë Kongresin e partisë, të programuar për t’u mbajtur më datë 29 janar, duke e shtyrë pas zgjedhjeve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zgjedhjet e pjesshme lokale! PS merr vendimin e rëndësishëm, shtyn Kongresin

Zgjedhjet e 6 marsit! Rama: Jemi njishat, nuk bëhemi dot 2-sha, i bie të përkulemi

Dhuna te 5 Maji, Rama: Është shtrimi i forcës së ligjit për ata që nuk e zbatojnë

Kërkesa për FETO, Rama: Nuk i kemi asnjë borxh Erdoganit, mes vëllezërve s’ka borxhe

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama: Do paraqesim kandidatët, s’do jenë deputetë

VD-Valdin Pjetri kërkoi shans të 2! Rama i ‘pret’ shpresat: Vetëm Zoti ia jep, PS jo

Këshillimi Kombëtar, Rama: Nuk na mungojnë kartonat, na duhen opinionet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rama mbledh kryesinë zgjedhjet e pjesshme lokale edi rama rama mbledh kryesinë zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll